Nga 1 marsi deri më 1 maj në Maqedoninë e veriut janë operuar 1.800 pacientë

E publikuar: 19/05/2020 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithsej 1.800 pacientë janë operuar nga 1 marsi deri më 1 maj në tre ente shëndetësore publike në Shkup. Prej tyre 1.190 në klinikat kirurgjike, 310 në spitalin ‘8 shtatori’ dhe 300 në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike ‘Shën Naumi i Ohrit’.

Këtë sot e tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp ku theksoi se në tre këto spitale janë kryer mbi 1000 mijë operime urgjente, njofton Telegrafi Maqedoni.

Filipçe përmendi edhe vendimin e Qeverisë për dhuratë me para për të gjithë punonjësit shëndetësor dhe punonjësit tjerë të cilët ishin të përfshirë me punë me pacientët të infektuar me coronavirus.

“Të gjithë ato grupe, infermiere por edhe punonjës shëndetësorë, bartës, shoferë në Ndihmën e Shpejtë do të marrin shpërblim prej 20% të pagës për dy muajt në të gjitha institucionet shëndetësore publike, spitalet, institucionet ku bëheshin hulumtimet, Entet Shëndetësore që organizonin transportin. Askush nuk do të lihet anash, të gjithë janë marrë parasysh”, tha Filipçe.