Newcastle dhe Arsenal të barabartë në pjesën e parë

E publikuar: 15/04/2018 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sapo ka përfunduar pjesa e parë e takimi Newcastle United – Arsenal.

Skuadra e Benitez dhe ajo e Wenger janë ndarë baras 1:1 për 45 minutat e parë të këtij takimi – që është i vlefshëm për javën e 33-të kampionate, njofton Klan Kosova.

Arsenal në epërsi e kaloi Alexandre Lacazette në minutën e 14-të, ndërkaq 16 minuta pas tij barazoi Ayoze Perez.

1:1 ka përfunduar pjesëloja e parë e këtij takimi që dha shumë raste për 45 minuta.