Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës me 10 pika të rendit të ditës

E publikuar: 23/03/2016 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër seancën e radhës plenare të saj nga ora 10.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e nesërme parashihet të ketë 10 pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe përzgjedhjen e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, pikë kjo që në seancën e fundit nuk kaloi.

Pikat e rendit të ditës janë:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar,

7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,

8. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,

9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,

10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.