Nesër Samsung demonstron telefonin me ekran që paloset

E publikuar: 06/11/2018 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E kishte paralajmëruar disa muaj më parë vetë CEO i Samsung Mobile DJ Koh dhe sot një tjetër ekzekutiv i kompanisë tha se detajet e para të telefonit me ekran që paloset do të bëhen publike në konferencën e zhvilluesve të Samsung ditën e nesërme.


Lee Kyeong tha se kompania do të zbulojë ndërfaqen e re të telefonit, mënyrën e funksionimit, sesi do të përmirësojë eksperiencën me disa detyra përnjëherë dhe sesi përdoret si një telefon kur është i palosur dhe si tablet kur është i hapur.

Sipas Reuters, kompania mund të publikojë fotot e para të telefonit gjatë konferencës edhe nëse vetë nuk prezantohet.


Krahas Samsung, edhe LG ka premtuar një telefon me palosje i cili do të debutojë në CES në Janar. /PCWorld Albanian