Nëse votoni për Putinin, fitoni një iPhone

14.01.2018 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nëse votoni për Putinin, fitoni një iPhone

Rusët që do të shkojnë të votojnë në muajin mars do të kenë mundësinë të fitojnë një iPhone ose një iPad. Sipas një dokumenti të Kremlinit të botuar nga mediat vendase, ky është një ndër opsionet që Kremlini po shqyrton për të siguruar një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Rizgjedhja president e Vladimir Putinit është e siguruar. Megjithëse popullariteti i tij vazhdon të jetë i lartë, anketimet tregojnë se nuk është i tillë imazhi i procesit zgjedhor. Aktivistët e opozitës thonë se Kremlini është i shqetësuar ndërsa përpiqet të ruajë balancën ndërmjet kontrollit të rreptë ndaj fushatës zgjedhore, por në anën tjetër edhe shmangies së apatisë së votuesve.

Aktivistët thonë se Kremlini është i vendosur të sigurojë një nivel të lartë pjesëmarrjeje, për të demonstruar se zoti Putin mbetet “udhëheqësi i pazëvendësueshëm” i Rusisë pas 18 vitesh në pushtet dhe se kontrolli i tij mbi vendin nuk është dobësuar.

I vetmi udhëheqës real opozitar, Alexei Navalny, një aktivist kundër korrupsionit, është përjashtuar nga pjesëmarrja në zgjedhje. Ndalimi i kandidimit të tij u miratua javën e kaluar nga Gjykata e Lartë e Rusisë.

Zoti Navalny vazhdon megjithatë të jetë shqetësim për Kremlinin, ndërsa ai po përpiqet ta paraqesë procesin zgjedhor të manipuluar, duke përdorur video në internet që denoncojnë korrupsionin e rrethit të zotit Putin, si dhe duke organizuar protesta në rrugë për të provokuar një reagim nga Kremlini.

Zoti Navalny u bë i njohur gjatë protestave kundër manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2011 në Moskë. Ai thotë se kandidatët e tjerë në zgjedhjet e ardhshme janë seleksionuar me kujdes për të shërbyer si kukulla në proces. Gjatë një interviste televizive, zoti Putin nuk e përmendi me emër zotin Navalny, por u shpreh ashpër se nuk do ta lejonte të destabilizonte vendin.

Dokumenti i Kremlinit që pasqyron mënyrat se si do të tërhiqen votuesit drejt qendrave të votimit sugjeron se apatia dhe bojkoti përbëjnë shqetësim për vartësit e zotit Putin. Sipas dokumentit të botuar nga RBC Media, Kremlini do të ofrojë telefona iPhone dhe tableta iPad për fituesit që do të nxjerrin fotografitë më të mira “selfie” nga qendrat e votimit.

Gjithashtu, do të angazhohen personalitete të njohura publike dhe të sporteve, të cilët do të promovojnë konkursin “Foto tek qendrat e votimit”. Mekanizma të tjera, do të jenë organizimi i lojërave për të gjithë familjen, si dhe ofrimi i referendumeve shtesë për tema që u interesojnë familjeve ruse.

Qëllimi është për të organizuar zgjedhje që shëmbëllejnë si të vërteta dhe që mund të ngjallin interes, ndërkohë që regjimit i duhet një pjesëmarrje e lartë për të patur legjitimitet. Sidoqoftë, nuk duhet t’i afrohen shumë zgjedhjeve të vërteta, me zëra kritikë apo armiqësorë”, thotë Mark Galeotti, analist me Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, me seli në Pragë.

Zoti Navalny ka bërë thirrje për grevë mbarëkombëtare më datë 28 janar, që do të shënonte fillimin e bojkotit të procesit zgjedhor. Gjatë një mesazhi filmik në internet, ai u tha mbështetësve se “qëllimi i grevës tonë është t’i shkaktojmë dëm maksimal politik Putinit”.

41-vjeçarit Navalny iu ndalua muajin e kaluar të kandidojë në zgjedhjet e muajit mars nga komisioni zgjedhor, me arsyetimin se ai është dënuar në vitin 2013 për vjedhje. Zoti Navalny thotë se dënimi është politik, me objektiv kryesor ndalimin e pjesëmarrjes së tij në zgjedhje.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut përcaktoi se procesi gjyqësor ndaj udhëheqësit opozitar ishte “arbitrar dhe i padrejtë”. Ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev u shpreh se rasti “dëshmon se nuk kemi gjykata të pavarura”. Që kur pati njoftuar se dëshironte të kandidonte, zoti Navalny është sulmuar dy herë me antiseptikë, duke i dëmtuar përkohësisht shikimin në syrin e djathtë.

Një anketim në muajin dhjetor i firmës “Levada Center”, me seli në Moskë, sugjeron se zoti Putin nuk do të arrijë objektivin e Kremlinit – 70% të votës. 65-vjeçari Putin e filloi zyrtarisht fushatën javën e kaluar, gjatë një vizite në një fabrikë në Tver, një qytet 170 kilometra pranë Moskës.

Muajin e kaluar, Kremlini i paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos ndërhynin në zgjedhjet e ardhshme të Rusisë, pasi Uashingtoni kritikoi përjashtimin nga gara elektorale e zotit Navalny.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e akuzoi SHBA-në për “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin elektoral”, pasi Departamenti i Shtetit bëri thirrje “qeverisë së Rusisë të organizojë zgjedhje të mirëfillta, transparente, të drejta dhe të lira”. Ditën e enjte, agjensia e lajmeve Reuters citoi zotin Putin të jetë shprehur se zoti Navalny është i përzgjedhuri i SHBA-së për presidencën ruse dhe se kjo është arsyeja pse Uashingtoni u ankua për përjashtimin e zotit Navalny nga kandidimi.

Ndër kandidatët rivalë të zotit Putin në zgjedhje do të jenë politikani i Partisë Komuniste, Pavel Grudinin, si dhe spikerja televizive Ksenia Sobchak, ish-modele në kopertinën e revistës “Playboy”. Zonja Sobchak ka mohuar akuzat e zotit Navalny se po shërben si një kandidate kukull dhe se po e koordinon fushatën e saj me Kremlinin.

Megjithatë, Vitali Shkliarov, një prej këshilltarëve të saj, dha tregues këtë javë se fushata e saj do të përshtatet shumë mirë me planet elektorale të Kremlinit.

Ai shkruajti për kanalin CNN se “Kremlini mund t’i frikësohet një pjesëmarrjeje të ulët në zgjedhje, treguesve të apatisë së votuesve si dhe rënies së legjitimitetit të qeverisjes. Duke lejuar shëmbëlltyrën e një konkurence në rritje, Kremlini mund të jetë duke shpresuar se do të tërheqë më shumë votues në ditën e zgjedhjeve”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Kombet e Bashkuara e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Kombet e Bashkuara e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Haradinaj në Mal të Zi: Akush nuk ka asnjë arsye t’i frikësohet formimit të Ushtrisë së Kosovës

Haradinaj në Mal të Zi: Akush nuk ka asnjë arsye t’i frikësohet formimit të Ushtrisë së Kosovës

24 persona të akuzuar për krime lufte vazhdojnë të jenë në arrati

24 persona të akuzuar për krime lufte vazhdojnë të jenë në arrati

Deklarata e fortë e raportuesit për Kosovën, paralajmëron destabilizim nëse nuk hiqen vizat

Deklarata e fortë e raportuesit për Kosovën, paralajmëron destabilizim nëse nuk hiqen vizat

Haradinaj diskuton me kancelarin austriak për integrimin e Ballkanit në BE

Haradinaj diskuton me kancelarin austriak për integrimin e Ballkanit në BE

“Parku i Biznesit” në Drenas nga sot mbetet pa ujë të pijshëm,

“Parku i Biznesit” në Drenas nga sot mbetet pa ujë të pijshëm,

Veseli me delegacionin e FMN-së: Kosova i vetmi vend në Ballkan me borxh publik të ulët

Veseli me delegacionin e FMN-së: Kosova i vetmi vend në Ballkan me borxh publik të ulët

Rashiq: Gjuha e trupit tregon se Vuçiq e Thaçi kanë arritur marrëveshje për kufijtë

Rashiq: Gjuha e trupit tregon se Vuçiq e Thaçi kanë arritur marrëveshje për kufijtë

Scott i qëndron deklaratës që nxiti reagime në Serbi: Kosova është shtet sovran

Scott i qëndron deklaratës që nxiti reagime në Serbi: Kosova është shtet sovran

Mbi 4 milionë euro ndahen gabimisht nga MPMS-ja për skemat sociale

Mbi 4 milionë euro ndahen gabimisht nga MPMS-ja për skemat sociale

Maxhuni mbështetë drejtësinë në rastin e të birit

Maxhuni mbështetë drejtësinë në rastin e të birit

Limaj pret që së shpejti Kuvendi ta votojë delegacionin shtetëror për dialogun

Limaj pret që së shpejti Kuvendi ta votojë delegacionin shtetëror për dialogun

Haradinaj takon përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi

Haradinaj takon përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi

Jevtiq: Haradinaj më kërkoi ta lusja Gjuriqin të mos hynte në Kosovë

Jevtiq: Haradinaj më kërkoi ta lusja Gjuriqin të mos hynte në Kosovë

Haziri: Vetëvendosje ushtroi opozitarizëm të pashembullt ndaj Isa Mustafës

Haziri: Vetëvendosje ushtroi opozitarizëm të pashembullt ndaj Isa Mustafës

Reagon Presidenti, distancohet nga sulmi që vëllai i tij bëri ndaj dy personave

Reagon Presidenti, distancohet nga sulmi që vëllai i tij bëri ndaj dy personave