Nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut, rriten tensionet

E publikuar: 25/04/2017 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SHBA-të kanë nisur një nëndetëse në Korenë e Jugut për shkak të rritjes së tensioneve pasi Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të kryej testin e gjashtë bërthamor, ndërsa fundjavën që lamë pas ka zhvilluar edhe një paradë të madhe ushtarake.
Koreja e Veriut po feston përvjetorin e 85-të të themelimit të ushtrisë

Ndërsa përvjetorët e kaluara ky vend i ka shënuar duke bërë testimin e raketave.

Gjatë javëve të fundit, tensionet janë rritur në gadishullin Korean, ndërsa SHBA dhe Koreja e Veriut shkëmbejnë “retorikë të nxehtë”.

Ndërkohë të gjithë Senatit të SHBA-së i është kërkuar të marrë pjesë në një konferencë për Korenë e Veriut të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.