“Në vitin 2018 do ta transferojmë Messin nga Barcelona”

E publikuar: 23/08/2016 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Newell Old Boys, klubi argjentinas, shpreson që ta transferoj Lionel Messin pas përfundimit të Botërorit ‘Rusia 2018’
Skuadra argjentinase, Newell Old Boys, aty ku Lionel Messi ka marrë hapat e parë të futbollit, ka një plan të madh.

Newell Old Boys shpreson që ta transferoj yllin e Barcelonës pas përfundimit të Botërorit ‘Rusia 2018’. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i klubit argjentinas, Cristian D’Amico

“Jam i bindur, ashtu si shumë nga shokët e mi, që ne mund të bëjmë histori si një klub në qoftë se ne marrim lojtarin më të mirë në botë. Mendoj se do ta kemi kënaqësinë që Messi ta veshë fanellën”, ka deklaruar D’Amico, shkruan Goal.com.

D’Amico mendon se me transferimin e Messit në Estadio Marcelo Bielsa buxheti i klubit do të rritet dukshëm nga ardhja e sponsorëve të ri.

Barcelona ka kontratë me Lionel Messin deri në vitin 2018, atëherë edhe kur do të përfundoj Botërorit ‘Rusia 2018’. /Express/