Në shtator riformatizohet Qeveria

E publikuar: 27/07/2015 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria PDK-LDK, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, pas pushimeve të verës do të bëjë ndryshime në drejtimin e ministrive të caktuara.
Burime të lajmi.net brenda qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se partnerët e koalicionit janë pajtuar se nga muaji shtator pritet të ndodhë riformatizimi i qeverisë Mustafa.

Nga të dy partitë, PDK dhe LDK, sipas këtyre burimeve, do të ndërrohen nga tre ministra.

Gjithashtu pritet të ketë edhe ndërrim të ministrive brenda koalicionit. Pra ministri të caktuara që tani i drejton PDK mund t’i kalojnë LDK-së, dhe anasjelltas.

Ndryshe, qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, është formuar në javën e dytë të dhjetorit të vitit të kaluar, pas rreth gjashtë muaj të mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në vend, si pasojë e ngërçit politik në vend.

Ndërsa, ajo pritet të shkojë në riformatizim ende pa i bërë një vit nga formimi i saj.