Në një shtëpi në Prishtinë zbulohen 5 kg marihuanë, i dyshuari arratiset

E publikuar: 18/08/2017 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një shtëpi, në Rr. Rrahim Beqiri të Prishtinës, policia ka zbuluar pesë kilogramë marihuanë, por pronari i dyshuar i kësaj sasie ndodhet në arrati. Kjo bëhet e ditur nga raporti i sotshëm i Policisë së Kosovës.

Sipas këtij burimi mbrëmë (në orën 20:30) njësia përkatëse policore gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit, mashkull K/shqiptar, kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 5 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari gjendet në arrati. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, – thuhet në raportin policor, i cili nuk jep hollësi të tjera.