Në një shkollën të mesme në Brooklyn kërcënim me bombë, mijëra nxënës evakuohen

E publikuar: 05/12/2019 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shkollë e mesme në Brooklyn u detyrua të evakuohej pasi mori një kërcënim me bomba në mëngjes e së enjtes.

“Këtë mëngjes shkolla e mesme e Brooklyn-it mori një kërcënim për bombë. Të gjithë nxënësit janë evakuuar dhe hetimi është ende në vazhdim”, ka njoftuar policia e Nju Jorkut në Twitter, pak para orës 9 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Autoritetet thanë që zyrtarët e shkollës morën kërcënimin me një email para fillimit të mësimit, transmeton Telegrafi.

Policia e Nju Jork këshilloi banorët që të shmangnin zonën Fort Greene Pl & Dekalb Ave në Brooklyn.

Studentët thuhet se kishin qëndruar jashtë për gati një orë para se të transferoheshin në Universitetin Long Island, jo larg nga shkolla e tyre.

Fotografitë e vendit të ngjarjes treguan mijëra studentë dhe stafi duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shkolla e mesme Brooklyn është shkolla më e madhe e specializuar në Nju Jork me afërsisht 6,000 studentë.