Në Kodrën e Trimave sulmohet një shtëpi me granatë dore

E publikuar: 18/08/2017 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në orën 8:50 të mëngjesit, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një shpërthim.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bëhet fjalë për një shpërthim të një granatë dore”, ka thënë Ahmeti për klankosova.tv.

“Njësitet policore janë duke u marrë me rastin dhe rrethanat e shpërthimit të këtij mjeti”, ka shtuar ajo.

Ndërsa klankosova.tv merr vesh se ky shpërthim nuk është i rastësishëm dhe se me granatë dore është sulmuar një shtëpi në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.

bomba3 bomba2