Në ICK lansohet aplikacioni i ri ‘Elly’

E publikuar: 23/04/2015 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje, më datën 22 Prill, prej orës 19:00 në Innovation Centre Kosovo (ICK), lansohet aplikacioni Elly – ‘The new way to shuffle’.

Elly është aplikacion i thjeshtë për t’u përdorur dhe shumë funksional ku mund të dëgjoni muzikë online nga platforma të ndryshme të muzikës në internet. Aq sa është i thjeshtë në dukje dhe funksionalitet, në të njejtën kohë është shumë inteligjent. Duke u bazuar në pëlqimet e faqeve të muzikës dhe të artistëve në Facebook, Elly detekton zhanrin e muzikës tuaj të preferuar ku automatikishit vazhdon ta mbaje te njejtin zhanër te muzikës deri në momentin kur dëshironi ta ndërroni atë. Mbi të gjitha Elly është zhvilluar që të jetë shumë i këndshëm për sy me dizajnin e tij unik.

Më 24 Prill do të lansohet Apple Watch, ku Elly do të jetë po ashtu në këtë paisje, përmes të cilit mund të kontrollohet Elly; mund të bëni shuffle, të ndalni këngën në pauzë apo ta lëshoni atë.

Elly është zhvilluar nga kompania Rolling Rabbits me bazë në Prishtinë e cila është pjesë e inkubatorit të ICK-së. Rolling Rabbits është kompani e cila për synim ka zhvillimin e shërbimeve/produkteve të ndryshme të cilat janë unike dhe kualitative me synim në tregun botërorë. Përvec kësaj, kompania Rolling Rabbits ofron shërbime për të gjitha kompanitë si lokale ashtu edhe globale. Për më shumë detaje të shërbimeve mund të referoheni në: www.rolling-rabbits.com

Këtu mund ta shkarkoni aplikacionin per iOS (iPhone): https://appsto.re/us/JO_l6.i

Së shpejti do të lansohet edhe për platformën Android.