Në Britani rasti i parë në gjykatë për vjedhjen e bitcoin

E publikuar: 15/09/2017 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë i akuzuar për vjedhjen e bitcoin-ëve me vlerë 1 milion paund dhe shfrytëzimin e tyre për një jetë luksoze ka mohuar akuzat në gjyqin e parë të këtij lloji që po mbahet në Britani.

30 vjeçari Ryan Kennedy kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme monedhash virtuale në një skemë komplekse dhe të sofistikuar mashtrimi thanë prokurorët e çështjes.

Bitcoin është një para virtuale e cila ekziston vetëm online dhe aktualisht këmbehet me 3,300 dollar.

Kennedy, i cili ishte prezent në sallën gjyqësore përmes komunikimit me video nga burgu u qytetit Bristol, mohoi tetë akuza për mashtrim dhe pastrim parash.

Një prej akuzave thotë se Kennedy, nga Bristol, kishte falsifikuar një diplomë juristi të Kolegjit Balliol në Oxford.

Ky është gjyqi i parë i këtij lloji ishte shprehur avokati i tij mbrojtës. Ai kishte thënë se çështja është tejet e pazakontë.

Ndërsa ky rasti mund të jetë unik, nuk është hera e parë që flitet për krime që kanë të bëjnë me bitcoin. Rasti më i fundit ishte ai i një modeleje britanike e cila u nxor në ankand në bitcoin ndërsa një tjetër burrë nga Pensilvania kishte vjedhur 40 milion dollar bitcoin. /PCWorld Albanian