Në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Vuçiq e pranon një të vërtetë të hidhur

E publikuar: 17/02/2018 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është e vështirë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ka qenë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, që ka thënë gjatë javës në Prishtinë se shteti serb për t’u bërë anëtarë i BE-së, duhet ta njoh Kosovën.

Lidhur me këtë Vuçiq ka thënë se nuk ka vetëm një opsion, shkruan B92, përcjell Klan Kosova.

“Mendoj që ka më shumë modele për Kosovën, sepse njerëzit i shohin gjërat thjeshtë dhe flasin”.

“Ajo pjesë e territorit është e jona, jo e tyre, kaq është kjo”.

“Ka më shumë modele se një të cilat janë vështirë të pranueshme qoftë për njërën, qoftë për palën tjetër. Është e vështirë të pranohet modeli më i mirë. Por për atë duhet ende të bisedohet, duhet vullnet politik në Prishtinë, jo vetëm në Beograd, por edhe në Bruksel, që të arrihet kompromisi, e jo vetëm të bëhet presion në Serbinë”.