Ndeshja e parë mes Danimarkës dhe Irlandës përfundon pa gola

E publikuar: 12/11/2017 06:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja e parë e ‘play-offit’ mes Përfaqësueses së Danimarkës dhe Irlandës për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ ka përfunduar me rezultat 0-0.

Skandinavët ishin më të mirë në këtë takim, duke sulmuar gjatë gjithë ndeshjes.

Vendasit sulmuan së pari në minutën e 12-të me anë të Jens Larsen, pastaj me Andreas Cornelius dhe Pione Sisto.

Në minutën e 90-të portën e Irlandës e rrezikoi seriozisht edhe Yussuf Poulsen, por portieri Darren Randolph bëri një pritje të mirë.

Ndeshja e dytë është më 14 nëntor, pra pas tre ditësh. /Telegrafi/