Ndërpriten bisedimet mes LVV dhe LDK

E publikuar: 02/12/2019 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për media pas takimit që ka zhvilluar në ambientin e Kuvendit të Kosovës me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Aktualisht LVV dhe LDK kanë dalë në pauzë, kështu duke e ndërprerë takimin.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se bisedimet do të vazhdojnë pas pauzës dhe se nuk dihet kur do të përfundojnë.

Kujtojmë se kjo Qeveri do të formohet me 12 ministri me ç’rast në këtë takim edhe pritet të nënshkruhet marrëveshja nëse nuk del diçka që largon këto dy parti nga marrëveshja për koalicion./FaktePlus