Ndahet nga jeta dizajneri i kompjuterave Sinclair Rick Dickinson

E publikuar: 26/04/2018 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rick Dickinson, dizajneri i kompjuterave Sinclair, u nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara pas një lufte të gjatë me kancerin.

Dickinson ishte përgjegjës për krijimin e ZX80 dhe ZX81 dhe dizajnin e Spectrum.

Ai gjithashtu ka dhënë kontributin e tij në zhvillimin e teknologjive për tastiera me prekje.

Në 2015-ën ai u diagnostikua me kancer dhe në një e-mail lajmëronte se kishte arritur ta trajtonte me sukses.

Megjithatë kanceri u rikthye vitin e kaluar. Lajmin për vdekjen e tij e dha bashkëshortja Elizabet.

Pas largimit të tij nga Sinclar ai themeloi një firmë konsulence në dizajn quajtur Dickinson Associates. Me anë të kësaj kompanie ai dizajnoi kompjuterët e parë portativ dhe telefonët mobilë. /PCWorld Albanian