Napoli i Hysajt eliminoi Zurichun e shqiptarëve, sonte gjashtë ishin në fushë

E publikuar: 21/02/2019 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Zurichut me rezultat 2-0, duke kaluar tutje.

Në përballjen e dytë për Zurich luajtën pesë shqiptarë, tre nga fillimi dhe dy u futën nga banka.

Dyshja e Kosovës, Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu e nisën nga minuta e parë ndërsa më vonë u futën  Lavdim Zumberi dhe Bledian Krasniqi.

Pamje nga ndeshjet . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Hekuran Krasniqi mungoi shkaku i kartonëve.

Verdi në pjesën e parë dhe Ounas në pjesën e dytë i shënuan golat. Te Napoli luajti nga minuta e parë Elseid Hysaj.

Napoli – Zurich . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Ndeshjen e parë Napoli e kishte fituar me rezultat 3-1.

Këtu mbyllet aventura e klubit zviceran në Ligën e Evropës. /Telegrafi/