“Ni kërkesë ka ardhë në Kuvend nga familja Deliu dhe kategoritë e dala nga lufta më 8.2.2017 që Kuvendi i Kosovës ta rishqyrtojë edhe një herë Projektligjin për Gjykatën Speciale”, tha Nait Hasani.
Në të njëjtën kohë në lozhën e Kuvendit të Kosovës ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.
“Kjo është njëra ndër çështjet më të ndjeshme, mendoj se rrethanat janë pak ma ndryshe, e për me u dërgu në emër të grupit parlamentar duhet me qenë të gjithë në sallë. Edhe opozita. Të ndërpresim këtë seancë e të vazhdojmë një ditë tjetër,” tha Zenun paraziti në emër të PDK-së.
Edhe Ismet Beqiri kërkoi që seanca e sotme të ndërpritet.
“Përkundër faktit qe kemi kuorum, u dakorduam që për shkak të rrethanave të krijuara, ta ndërpresim sot seancën. E për kërkesë nuk mund të flas në emër të grupit”, tha Beqiri.
Pastaj seanca u ndërpre, por veteranët po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e mbledhjeve./Kallxo.com