Nagavci pas vendimit të Kushtetueses: 51% aktualisht, paramendo pas 40 ditësh

E publikuar: 21/12/2020 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka komentuar vendimin e Kushtetueses rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës kjo votë ka qenë e pavlefshme dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh.

Nagavci në një postim në Facebook ka shkruar se aktualisht Lëvizja Vetëvendosje ka 51% të votave.

“51% aktualisht, paramendo pas 40 dite”, shkruan Nagavci.

Reagime pas vendimit të Kushtetueses, në rrjetet sociale ka pasur edhe nga anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes, si Fitim Uka, Yllka Hoti, Dimal Basha dhe të tjerë.

“Po thonë që po vjen dimër i çuditshëm, me temperatura plus 51 gradë për qind”, shkruan Uka në Facebook.