Muzeu i Kosovës anëtarësohet në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve

23.12.2016 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Muzeu i Kosovës anëtarësohet në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve

Muzeu i Kosovës ka marrë konfirmimin për anëtarësim në organizatën më të madhe botërore të muzeve, ICOM (International Council of Museums).
Rolin kryesor bartës në procesin e anëtarësimit të Muzeut të Kosovës e ka pasur Task-Forca për anëtarësim të Kosovës në Institucionet/Mekanizmat Ndërkombëtare të Kulturës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtarësimin e vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse përpos që mundëson futjen e Muzeut të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të muzeve, ai hap rrugën që institucioni kryesor muzeor i Kosovës të ketë qasje në ndjekjen e standardeve dhe udhëzimeve të ICOM-it, i cili si synim ka promovimin e përsosmërisë, dialogut dhe implementimin e standardeve profesionale në komunitetin global muzeor.
ICOM, me seli në Paris, është organizatë e krijuar në vitin 1946 dhe përbën rrjetin unik të muzeve dhe profesionistëve të muzeve nga 136 shtete të botës duke ndihmuar kështu bashkësinë muzeore botërore.
Njëkohësisht, ICOM paraqet forum diplomatik në fushë veprimtarinë e vet duke mbajtur relacione formale me UNECO, ka status konsultativ në Këshillin ekonomik dhe shoqëror të Kombeve të Bashkuara, bashkëpunon me partnerë siç janë Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), INTERPOL dhe Organizata Botërore e Doganave (WCO). ICOM është gjithashtu një ndër anëtarët themelues të Komitetit Ndërkombëtar të Mburojës së Kaltërt (ICBS).
Themelimi i Task-Forcës është propozim i MKRS-së të cilën Qeveria e ka miratuar me 1 qershor të këtij viti dhe përbëhet nga përfaqësues të: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues; Presidencës, Kryeministrisë, Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Integrimeve Evropiane, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të pavarur.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetar/e dhe  praktikant
artikull i sponzorizuar


Hapet ekspozita “Përtej Fantazisë”, e dizajneres Arbresha Hoxha (Foto)

Hapet ekspozita “Përtej Fantazisë”, e dizajneres Arbresha Hoxha (Foto)

Dizajnerja kosovare, Arbresha Hoxha ekspozitë personale në Gjermani

Dizajnerja kosovare, Arbresha Hoxha ekspozitë personale në Gjermani

Serbët ndërpresin transmetimin e filmit “Kosovo…Nazdravlje! Gëzuar!” në Novi Sad (Video)

Serbët ndërpresin transmetimin e filmit “Kosovo…Nazdravlje! Gëzuar!” në Novi Sad (Video)

Shtatë gjëra që duhet t’i veprosh në muajin e Ramazanit

Shtatë gjëra që duhet t’i veprosh në muajin e Ramazanit

Vlera e faljes së teravive në Ramazan

Vlera e faljes së teravive në Ramazan

Ramazani – shtatë dobitë e agjërimit

Ramazani – shtatë dobitë e agjërimit

Fëmijët dy ditë pa bukë në gojë, familja skamnore kërkon lëmoshë (Video)

Fëmijët dy ditë pa bukë në gojë, familja skamnore kërkon lëmoshë (Video)

Ramazani…! E cfare dime per Ramazanin?

Ramazani…! E cfare dime per Ramazanin?

Tërnava: Ekstremizmin e sollën organizatat e huaja

Tërnava: Ekstremizmin e sollën organizatat e huaja

Promovohet romani “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”

Promovohet romani “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”

Beogradi ka vendosur ta rrënojë xhaminë në prag të muajit të Ramazanit, ky është apeli i hoxhës (Video)

Beogradi ka vendosur ta rrënojë xhaminë në prag të muajit të Ramazanit, ky është apeli i hoxhës (Video)

Rejda Isufi, fituese e Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar” (Foto)

Rejda Isufi, fituese e Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar” (Foto)

Filozofi i njohur francez që ka mbështetur bombardimet e NATO’s sulmohet në Beograd (Video)

Filozofi i njohur francez që ka mbështetur bombardimet e NATO’s sulmohet në Beograd (Video)

“Evropë qite n’veti” rikthehet në teatrin e Gjilanit

“Evropë qite n’veti” rikthehet në teatrin e Gjilanit

“Muzën e Agimit” e fitoi poeti XhevatLatifi

“Muzën e Agimit” e fitoi poeti XhevatLatifi

Kadare: Çmimi më i çmuar në jetën time

Kadare: Çmimi më i çmuar në jetën time