Mustafa: Urime 12 vjetorin e pavarësisë

E publikuar: 17/02/2020 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar 12 vjetorin e pavarësisë.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot kujtojmë shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Pavarësia mishërohet edhe me kontributin e tyre ndërkaq Kosova frymëzohet të bëhet shtet i fortë, demokratik dhe i dashur për qytetarët e saj”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit ju uroj 17 Shkurtin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë.

Kujtojmë sot shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Arkitektin e pavarësisë, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë. Vlerësojmë përpjekjet e pasluftës për ngritjen e institucioneve demokratike dhe përkrahjen e pareshtur të miqve tanë ndërkombëtarë, SHBA -së dhe BE-së. Pavarësia mishërohet edhe me kontributin e tyre ndërkaq Kosova frymëzohet të bëhet shtet i fortë, demokratik dhe i dashur për qytetarët e saj