Mustafa pyet ku është kufiri me Malin e Zi, kritikon ata që e votuan përfshirë deputetë të partisë së vet

21.03.2019 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mustafa pyet ku është kufiri me Malin e Zi, kritikon ata që e votuan përfshirë deputetë të partisë së vet

Ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi? E shtroj këtë pyetje, 365 ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi. Kështu ka shkruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në profilin e tij zyrtar në Facebook, sot kur shënon 1 vit nga ratifikimi i demarkacionit me këtë shtet.

“Për aq sa mbaj mend, nga vjeshta e vitit 2015 e deri në fund të vitit 2016, duke marrë shkas nga kjo Marrëveshje, u organizuan veprime të dhunshme dhe kriminale nga ata që ndërtuan kauzën se Kosova me këtë marrëveshje po humb 8200 hektarë. U pengua puna e Kuvendit duke hedhur gaz lotsjellës, shishe të ujit e sprej të syve; nga gurët dhe objektet e forta të protestuesve u plagosën shumë policë, disa edhe me pasoja afatgjata; iu vënë flaka me shishe molotovi ndërtesës së Qeverisë, u sulmua me minahedhës ndërtesa e Kuvendit; u sulmuan ministrat me vezë në rrugë, u gjuajt bombë në ndërtesën e RTK-së dhe te kryetari i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare”, shkruan Mustafa.

Mustafa ka kujtuar edhe kohën kur për mbi tetë muaj, atëkohë kryeministër, u sulmua.

“Unë dhe eskorta ime, e kryeministrit, për mbi tetë muaj rresht u sulmuam. Një herë me gurë nga pusia në të dalë nga Suhareka. Parreshtur u gjuajtëm me vezë, me sfera me ngjyrë, me iriq metalik, të punuar enkas për atentat ndaj meje në rrugën që qonte në shtëpinë time në Prishtinë. U sulmua shtëpia ime nga protestuesit me shishe të molotovit. I vënë flaka, kur ishte vetëm bashkëshortja ime aty. Dhe sot? Asgjë!”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Mustafa thotë se Ministri i Jashtëm i Malit të Zi kishte deklaruar se nuk kanë asnjë kontest të demarkacionit me Kosovën.

“Kufiri mbeti aty ku ishte me Marrëveshje. Shpejtim Bulliqi, i cili me një grup i doli në krah z. Haradinaj për kauzën e tij të rrejshme, u bë kryetar i Komisionit. E z. Haradinaj, Kryeministër. Tani heshtin, nuk veprojnë, veç se e ushqejnë me para Komisionin e tyre. Heshtin të gjithë ata që i zënin ekranet televizive dhe mediat tjera kundër Marrëveshjes së demarkacionit. Heshtin edhe deputetët, të cilët atëherë me populizëm të pashoq kundërshtonin marrëveshjen. Disa prej tyre edhe tani deputet e disa jo”, ka thënë tutje Mustafa.

“Unë nuk po hesht sot. Por po i pyes të gjithë ata që me kauzë të rrejshme organizuan dhe përkrahën dhunën kundër demarkacionit: ku jeni sot, sepse kufiri mbeti aty ku ishte. Aty ku ju, pas gjithë asaj katrahure që ia shkaktuat vendit dhe asaj marrie, e gëlltitët dhe e votuat. Pyes Kryeministrin e vendit, Qeverinë, Kuvendin, Komisionin shtetëror”, ka shkruar Mustafa.

Por, Mustafa i është drejtuar edhe disa eksponentëve të LDK-së.

“Valla, e ndjej të nevojshme por edhe përgjegjësi para opinionit dhe anëtarësisë së LDK-së, të pyes edhe disa deputet të LDK-së, partisë që unë e drejtoj, pse me aq popullizëm e kundërshtuan demarkimin kur LDK ishte në krye të Qeverisë, e me aq dashuri e votuat, kur LDK u rrëzua nga Qeveria. Pse nuk po iu dëgjohet zëri sot? Pse sot s’po kërkoni që kufiri të kthehet në Çakorr e në Zhleb? Çfarë ndodhi me ju? Kush ju qiti fall? Pranone, gjithë ju, se e keni pasur vetëm për vota dhe pushtet. Pranone edhe fajin që i morët në qafë qytetarët dhe i privuat nga liberalizimi i vizave për shkak të egos tuaj”, ka përfunduar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Peticioni për ndalimin e BREXIT-it, kalon 1 milion nënshkrime

Peticioni për ndalimin e BREXIT-it, kalon 1 milion nënshkrime

AAK thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

AAK thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

Tensione në protestën opozitare në Tiranë

Tensione në protestën opozitare në Tiranë

Mustafa pyet ku është kufiri me Malin e Zi, kritikon ata që e votuan përfshirë deputetë të partisë së vet

Mustafa pyet ku është kufiri me Malin e Zi, kritikon ata që e votuan përfshirë deputetë të partisë së vet

Ministri Demiri thotë se zyrtarët e AAK-së e familjarët e tyre janë punësuar me meritë

Ministri Demiri thotë se zyrtarët e AAK-së e familjarët e tyre janë punësuar me meritë

Mali i Zi konsideron se korrigjimi i territoreve “nuk është ideja më e mirë”

Mali i Zi konsideron se korrigjimi i territoreve “nuk është ideja më e mirë”

Rritet kuota e ilaçeve në barnatoret e Maqedonisë

Rritet kuota e ilaçeve në barnatoret e Maqedonisë

Tahiri: Do të deklarojë pasurinë secila pozitë që ka potencial për abuzim

Tahiri: Do të deklarojë pasurinë secila pozitë që ka potencial për abuzim

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Këshillit Prokurorial dhe Akademisë së Drejtësisë

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Këshillit Prokurorial dhe Akademisë së Drejtësisë

Isa Mustafa për PSD-në: Si nuk e shohin vetën në pasqyrë – objektivisht janë në pozitë

Isa Mustafa për PSD-në: Si nuk e shohin vetën në pasqyrë – objektivisht janë në pozitë

Karaxhiq dënohet me burgim të përjetshëm

Karaxhiq dënohet me burgim të përjetshëm

Haradinaj: Përkujdesja për dinjitetin e pensionistëve detyrë dhe përkushtim i Qeverisë

Haradinaj: Përkujdesja për dinjitetin e pensionistëve detyrë dhe përkushtim i Qeverisë

Karagjiq dënohet me burgim të përjetshëm

Karagjiq dënohet me burgim të përjetshëm

Veseli: Korrupsioni e nepotizmi janë bërë problem psikologjik tek qytetarët, të gjitha do të sanksionohen

Veseli: Korrupsioni e nepotizmi janë bërë problem psikologjik tek qytetarët, të gjitha do të sanksionohen

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë demanton gazetat serbe: Nuk e heqim njohjen për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë demanton gazetat serbe: Nuk e heqim njohjen për Kosovën

Gjilani me trajnime intensive për projektet e Komisionit Evropian

Gjilani me trajnime intensive për projektet e Komisionit Evropian