Mustafa pret në takim O’Connell

E publikuar: 07/05/2019 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Në këtë takim ata diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, njofton Infosot.

“Gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politikë për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetërorë të Kosovës”, tha Mustafa.

Mustafa ka falënderuar O’Connell për mbështetjen e Britanisë për Kosovën. O’Connell po ashtu falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.