Isa Mustafa takohet me Thaçin pas Kurtit

E publikuar: 01/04/2020 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në Kuvend derisa për pak minuta pritet të takohet me të parin e shtetit, Hashim Thaçi.

Para tij takim me presidentin është duke mbajtur kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti, që sot në takim është ftuar në cilësinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në njoftimin që ka lëshuar Presidenca shkruhet se Thaçi ka rezervuar nga gjysmë ore për takimet me liderët e vendit, ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.