Mustafa nderohet me Medaljen “Nderi i Akademisë” nga ASHSH

09.03.2015 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mustafa nderohet me Medaljen “Nderi i Akademisë” nga ASHSH

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Akademinë e Shkencave, ku është pritur nga kryetari i saj, Akademik Muzafer Korkuti.

Gjatë takimit, Akademik Korkuti, ia ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës, Akademik Isa Mustafës Medaljen “Nderi i Akademisë”, të akorduar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, me motivacionin “Për kontribut të spikatur shkencor e pedagogjik, për arritje të çmuara personale në ndërthurjen e vlerave të shkencës me kapacitetet administrative të drejtimit të pushtetit vendor dhe atij qendror në të mirë të zhvillimit ekonomik e shoqëror, për mbështetjen e vazhdueshme të marrëdhënieve mes akademive tona dhe më gjerë të shkencës si faktor zhvillimi e mirëqenie në Republikën e Kosovës”, njofton Zyra për Informim e Kryeministrisë.

Kryeministri Mustafa, falënderoi përzemërsisht Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për këtë nderim, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e shkencës, në arsim, kulturë e në fushat e tjera të jetës, ndërmjet dy vendeve.

Akademiku Muzafer Korkuti ka vlerësuar faktin që pjesë e vizitës së parë zyrtare të kryeministrit së Kosovës në Shqipëri, ishte edhe takimi me akademikët shqiptarë, si një vlerësim për shkencën, shkëmbimet akademike dhe bashkëpunimin mes studiuesve dhe shkencëtarëve të të dy vendeve.

“Pavarësisht prej hapësirave dhe konteksteve historike, studiuesit shqiptarë dhe kosovarë kanë dëshmuar vlera dhe kontribute të rëndësishme, të cilat vendosen në themel të kombit dhe u shërbejnë brezave që vijnë”, theksoi Akademiku Muzafer Korkuti.

Akademikët shqiptarë po ashtu vlerësuan lart orientimin e shtetit dhe autoriteteve të Kosovës lidhur me vlerat dhe kapacitetet akademike. /Telegrafi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”