Mustafa: Mos me qenë LDK-ja e fortë, nuk do të merrej askush me të

E publikuar: 20/12/2018 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për disa kjo parti nuk bën të jetë as në pozitë e as në opozitë.

Ai ka thënë se deri sa LDK-ja ka qenë në Qeveri, është kritikuar se pse ka qenë në koalicion me PDK-në, ndërsa sipas tij, kjo parti tani po kritikohet se pse po qëndron në opozitë.

“Sot na kritikojnë dhe vajtojnë pse po qëndrojmë në opozitë dhe nuk po i bashkëngjitkemi PDK-së së Kadri Veselit e Hashim Thaçit, si partisë më të madhe të koalicionit qeverisës, për t’ua bërë numrat dhe për t’ua siguruar legjitimitetin për dialog!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Po iu ‘dhimbsemi’ se kemi mbetur në margjinë, se na ka kapur gjumi i ariut, se e kemi humbur shansin etj. Mos me qenë LDK e fortë, me besim të madh qytetar, s’do të merrej askush me ne”.