Mustafa-Konjufcës: Mos i shtrembëro fjalët

E publikuar: 02/04/2015 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke prezantuar rezultatin e arritur të 100 ditëshit të Qeverisë, para deputetëve ka deklaruar se LDK nuk ka deputetë rebelues por ata kanë të drejtë të kenë mendime të ndryshme.

Ai duke iu përgjigjur mocionit të Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes, tha se ky i fundit nuk ka licencë t’i vlerësojë deputetët.

“Në mocionin tuaj, Konjufca ka shumë të pavërteta. Është e pavërtetë që kam përkrahur dhunën në protestë, është e pavërtetë që unë i kam quajtur prindërit e fëmijës që humbi jetën në Hungari të papërgjegjshëm por e vërteta është se familjarët kanë përgjegjësi për fëmijët e tyre, e pavërtetë është që kam thënë që Trepça që bëhet kompani publike sepse unë kam tërheq atë nga ligji nga ndërmarrjet publike”, ka thënë ai.