Mustafa: Koalicioni PAN rrënoi çdo urëlidhje me BE dhe SHBA-të

E publikuar: 28/09/2019 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni PAN rrënoi çdo urëlidhje me SHBA-të dhe BE-në.

Mustafa theksoi se kryetari i PDK-së Kadri Veseli, dje në Shtërpce dhe Ferizaj konfirmoi dy gjera me rëndësi. E para, se po fiton LDK-ja dhe, e dyta, se e ka marrë vesh që s’ka koalicion me PDK-në.

“Koalicioni PAN, i drejtuar nga PDK, me Qeverinë Haradinaj, rrënoi çdo urëlidhje me BE-në dhe SHBA-të. Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, dje në Shtërpce dhe Ferizaj konfirmoi dy gjera me rëndësi. E para, se po fiton LDK-ja dhe, e dyta, se e ka marrë vesh që s’ka koalicion me PDK-në.”

Postimi i plotë: