Mustafa fton opozitën për dialog, por pa gaz lotsjellës e maska

E publikuar: 01/12/2015 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka ftuar opozitën të kthehet në Kuvend, duke thënë se ata duhet të heqin dorë nga dhuna dhe ultimatumet.

Por, siç citon KTV, megjithatë me gaz lotsjellës, maska e plumba gome ka thënë se nuk ka çka të bisedohet, duke iu referuar kështu Lëvizjes Vetëvendosje dhe gjërave që policia thotë se i gjeti në fundjavë në selinë e këtij subjekti politik.

Mustafa ka thënë se Qeveria që ai e drejton përkrah veprimet e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, sepse kështu është shteti ligjor.

Kryeministri ka shtuar se ata do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe këtë ka thënë se duhet ta bëjnë të gjithë. Ai ka përsëritur se janë të gatshëm për të formuar një komision bashkë me opozitën për të paraqitur argumente rreth demarkacionit me Malin e Zi.

Mustafa iu ka dërguar porosi të gjithëve, siç ka thënë, intelektualë e shoqëri civile, jo vetëm në Kosovë, por edhe atyre në Shqipëri që mos të ndjellin asnjë konflikt në Kosovë.