Mustafa flet sot për 100 ditëshin e tij të qeverisjes

E publikuar: 02/04/2015 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa, në një seancë të rregullt të Kuvendit del sot përballë deputetëve për të treguar për 100 ditët e Qeverisë së udhëhequr nga ai.

Përballja e Mustafës do të bëhet pasdite pasi që në orët e paradites do të mbahet vazhdimi i seancës së kaluar ku priten të votohen rekomandimet për debatin parlamentar për RTK-në, zgjedhja e Avokatit të Popullit si dhe votimi i një anëtari të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Në pjesën e dytë përveç debatit për 100 ditshin e Qeverisë do të shqyrtohen edhe disa projektligje tjera.

Debat parlamentar lidhur me punën 100 ditësh të kryeministrit Isa Mustafa dhe programin qeverisës, është bërë me kërkesë të deputetit Glauk Konjufca, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë tjerë.