Muhaxheri: Asnjë pëllëmbë tokë nuk do t’i merret Kosovës

E publikuar: 25/06/2015 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri sot nuk kishte kohë për të ndjekur diskutimin për demarkacionin Kosovë-Mal i Zi, që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, por ësht shprehur i bindur se vija kufitare nuk do të ndryshojë
Muhaxheri është i bindur se asnjë pëllëmbë tokë nuk do t’i merret Kosovës dhe se sipas tij do të respektohen dokumentet territoriale të vijës kufitare të viti 1974.

“Kufiri duhet të caktohet aty ku është i caktuar me vijat në vitin 1974 edhe me shënimet parësore që i posedon Republika e Kosovës. Na e kemi diskutuar në Asamblenë komunale. Komisioni vendor ka qenë at. Na kemi kërkuar të drejtën e qytetarëve të Komunës që mos të lejohet me u tjetërsua prona e Republikës së Kosovës në bazë të dokumenteve që posedojmë”, ka thënë Muhaxheri për “KosovaPress”.

Ndërsa për pyetjen se si e komenton diskutimin e sotëm në Kuvend ka thënë se nuk ka pasur kohë ta shikojë televizorin për shkak angazhimeve komunale.

“Jo valla nuk jam duke e dëgjuar ata çka po flasin i kam obligimet e mia komunale. Sot kam pasur takime me qytetarët dhe nuk kam kohë ta shikoj televizorin”, ka thënë Muhaxheri.