MPB vitin e ardhshëm synon të fusë në buxhet Ligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë

E publikuar: 09/08/2018 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, vizitoi policinë rajonale të Gjilanit, ku u prit nga drejtoresha e këtij rajoni, Elmina Mahmuti dhe bashkëpunëtorët e saj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Në këtë takim u bisedua për Ligjin e Policisë, për pensionim të parakohshëm, objektin e Policisë së këtij rajoni i cili ende nuk ka përfunduar, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimin e trafikimit me narkotikë si dhe për problemet me trafikun në nivel të regjionit të Gjilanit”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, Zeka theksoi se, “MPB do të përpiqet që vitin e ardhshëm të fusë në buxhet Ligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë si dhe objektin e pa përfunduar të Policisë në Gjilan”.

Gjithashtu, theksoi se MPB do të jetë e pa kompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimet e fundit të MPB-së sa i përket trafikut në nivel të Kosovës u vlerësuan se kanë sjellë rezultate të prekshme edhe në nivele të regjioneve.