Mourinho, trajneri i vitit në Premier Ligë

E publikuar: 22/05/2015 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është Jose Mourinho i cili ka fituar çmimin ‘Trajneri i Vitit’ në Premier Ligë, pasi siguroi titullin me Chelsean.

Strategu portugez nuk ka marrë asnjë çmim si ‘Trajneri më i mirë i muajit’, pavarësisht se ekipi që ai drejton ishte në krye të tabelës që nga fillimi i kampionatit. Ky është titulli i tretë i Mourinho me Chelsean, pasi edhe në sezonet 2004/2005 dhe 2005/2006 ai arriti të triumfoj në Premier Ligë me Blutë. Ai për ta fituar këtë çmim, mposhti konkurencën e trajnerëve si Ronald Koeman, Garry Monk, Nigel Pearson dhe Arsene Wenger. /veqsport.com/