Mourinho po shpreson në një rikthim te Reali

E publikuar: 05/12/2018 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar për një kthim te Real Madridi.

Portugezi po kalon nëpër një sezon të vështirë te skuadra angleze pasi Djajtë e Kuq aktualisht kanë ngecur tetë pikë pas Arsenalit i vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ngjashëm, madrilenët po kanë probleme këtë sezon dhe për këtë zëvendësuan menaxherin, Julen Lopeteguin me Santiago Scolarin.

Pavarësisht se e angazhuan argjentinasin duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, nuk është garanci se presidenti Florentino Perez do ta zëvendësonte atë në fund të sezonit nëse nuk arrihen objektivat e klubit.

Mourinho do të ishte ai trajner dhe sipas “London Evening Standard”, ndjenja është e ndërsjellët.

“The Special One” ishte në krye të Los Blancos për tre vjet para se të largohej në vitin 2013, por ka mbajtur një marrëdhënie të mirë me Perezin dhe do të ishte i hapur për një kthim në Santiago Bernabeu.

Ndryshe, ai ka kontratë të vlefshme me anglezët deri në vitin 2020, por nëse rezultatet e ngjashme vazhdojnë, klubi do të detyrohet të marrë masa ndaj portugezit. /Telegrafi/