Mourinho përsëri i vë fajin referit

E publikuar: 21/10/2015 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho pas barazimit kundër Dynamo Kievit ka akuzuar gjyqtarin e takimit, Damir Skomina për vendimet e “dobëta dhe naive”. Ai një gjë të tillë e ka bërë edhe në ndeshjet në Premier Ligë, për çka edhe ishte dënuar.

Chelsea barazoi në Ukrainë me skuadrën e Dynamo Kievit me rezultat prej 0-0, duke arritur kështu në kuotën e katër pikëve pas tri ndeshje të zhvilluara, transmeton Koha.net. Ai ka akuzuar gjyqtarët se i kanë mohuar ekipit të tij një penallti të pastër.

“Referi ishte i dobët dhe naiv te rasti i penalltisë. Nuk mund ta kuptojë se çfarë bëri referi prapa portës, sepse ai madje nuk mori asnjë vendim. Mendoj se ai ishte moment kyç i takimit. Shoh progres në këtë takim, goditëm dy herë shtyllën, kishim një performancë të mirë defanzive kundër një ekipi të fortë në sulm. Të humbnim këtë takim do të ishte shumë keq për ne”, është shprehur Mourinho për BT Sport, pas takimit.

Me këtë barazim Chelsea renditet në vendin e tretë me katër pikë, një më pak se Dynamo Kiev dhe tri më pak se lideri Porto.