Mourinho: Kroacia ka ekip për ta mposhtur Argjentinën

E publikuar: 21/06/2018 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një derbi i madh i Grupit D në Kupën Botërore do të zhvillohet midis Kroacisë dhe Argjentinës.

Kështu së paku mendon trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho i cili beson se kroatët janë të aftë të mposhtin argjentinasit.

“Kroacia është një ekip me lojtarë të talentuar dhe me përvojë që luajnë në klubet më të mira të botës”, tha fillimisht portugezi.

“Mendoj se në vitet e fundit nuk i kanë kushtuar mjaftueshëm rëndësi për të krijuar gjeneratën e ardhshme, por ata ende kanë një grup lojtarësh, veçanërisht në mesfushë, të cilët janë ndër më të mirët në botë”, tha Mourinho .

Ai më tutje deklaroi se Kroacia ka gjasa të mira të triumfon kundër Argjentinës me në krye me Lionel Messin.

“Argjentina është Argjentina, por mendoj se Kroacia ka një ekip që mund të bëjë një lojë të vështirë për Argjentinasit”, pohoi ai.

Theksojmë se Kroacia ka tre pikë pas fitores ndaj Nigerisë ndërsa Argjentina ka një sosh në saje të barazimit me Islandën. /Telegrafi/