Mourinho: Juventusi në një nivel tjetër

E publikuar: 24/10/2018 02:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho e ka pranuar se Juventusi ishin në një nivel tjetër sa i përket cilësisë, stabilitetit dhe përvojës përballë Manchester Unitedit.

Paulo Dybala shënoi golin e vetëm në ndeshje, ku edhe Paul Pogba goditi një shtyllë.

“Kundërshtarët kanë pasur cilësi të madhe. Ndonjëherë njerëzit e shikojnë Cristiano Ronaldon ose Dybalan, por në një ekip të madh ju duhet ta shihni edhe Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonuccin”.

Jose Mourinho. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Mendoj se Juventusi është lloj i ekipit që kur ata janë përpara, është shumë e vështirë t’i ndalësh”.

“Të gjithë u përpoqën, të gjithë ishin të fortë mendërisht për të provuar deri në fund. Ishte një ndeshje vërtet e vështirë për ne. Mendova se mund të merrnim diçka, por nuk ishte e mundur “.

Ish trajneri i Interit dhe Real Madridit u pyet nëse Manchester United e respektoi Juventusit shumë, por ai tha se nuk mendon kështu.

Jose Mourinho dhe Max Allegri gjatë ndeshjes . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

” Juventusi është një nivel tjetër i cilësisë, unë duhet të jem i sinqertë. Niveli i cilësisë, stabilitetit, përvojës, njohurisë. Baza e ekipit që ata kanë janë Bonucci dhe Chiellini”.

“Ata janë baza që i lejon ekipin të luajnë me liri në sulm. ‘Humbni topin, nuk ka problem, ne jemi këtu’”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes. /Telegrafi/