Motori i kërkimit në gjuhën Shqipe Gjirafa merr një investim të dytë prej 6.7 milionë dollarësh

E publikuar: 25/03/2019 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Motori i parë i kërkimit në gjuhën Shqipe Gjirafa mori një investim të dytë prej 6.7 milionë dollarësh nga po i njëjti investitor që e mbështeti edhe tre vite më parë me 2 milionë dollarë.

Inovacioni i vitit në edicionin e tretë të ICT Awards sot ka 3 milionë përdorues unikë në mbarë shërbimet që ofron.

Investimi i dytë prej 6.7 milionë dollarësh nga Rockaway Capital do të ndihmojë startupin të zgjerojë aktivitetin edhe në vendet e rajonit.

Fokusuar ekskluzivisht në krijimin e një motori kërkimi për gjuhën Shqipe, misioni i bashkëthemeluesit dhe CEO së Gjirafa Mërgim Cahani ishte të dixhitalizonte informacionin në gjuhën shqipe që nga itineraret e autobusëve tek databazat e bizneseve lokale.

Kjo përpjekje ka tërhequr vëmendjen e investitorëve tek një treg në rritje siç është ekonomia e internetit në Ballkan. Gjirafa gradualisht është shndërruar në një lider rjaonal në kërkim, e-commcerce dhe reklamim online.

Me investimin e fundit kompania do të mund të dyfishojë ekipin i cili aktualisht përbëhet nga 70 punonjës.

Dusan Zabrodsky, një partner investimi pranë Rockaway, tha se investimi i fundit është afatgjatë dhe strategjik dhe mendon se Gjirafa mund të shndërrohet në një platformë dhe rrjet i tërë shërbimesh që mund të përdoren në mbarë rajonin.

Duke përdorur të njëjtën strategji, Rockaway kishte mbështetur një grup udhëtimesh online nën markën Invia Group i cili operon në shtatë tregje të Evropian Qendrore dhe Lindore. Këto grupe kanë kontribuar ndjeshëm në të ardhurat e Rockaway që tashmë i kanë kaluar 2 miliardë euro në 2018.

Gjirafa është shndërruar në lojtarin e-commerce më të madh në rajon me produkte ekuivalente të Hulu dhe Netflix si GjirafaVideo dhe GjirafaStudio.

Startupi ka prodhuar përmbajtje të cilat konsumohen 1 milionë minuta çdo ditë. Gjirafa është startupi me rritjen më të shpejtë në rajon me një rritje prej 314% CAGR. E vënë në perspektivë, është e barabartë me rritjen e Google përgjatë viteve 2001-2004 krahasuar me ekonominë Amerikane.

Gjirafa u shpall fitues në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit në edicionin e tretë të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards. /PCWorld Albanian