Morata dëshiron të largohet këtë muaj nga Chelsea  

E publikuar: 10/01/2019 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata dëshiron të largohet nga Chelsea këtë muaj dhe për këtë do ta bëjë së shpejti një kërkesë te drejtuesit e klubit.

Morata nuk po gjen qetësi dhe së shpejti pritet të largohet nga klubi londinez.

Mediumi spanjoll Cadena Cope, raporton se një anëtar i kampit të sulmuesit  ka zbuluar për mediat se Morata ka vendosur të lërë Stamford Bridge në janar.

Skuadrat e interesuara për spanjollin nuk mungojnë dhe vijnë nga të gjitha kampionatet e mëdha evropiane.

Paris Saint-Germain, Bayern Munichu dhe Atletico Madridi janë duke u lidhur me Moratën.

Sidoqoftë, Sevilla konsiderohet si favorit për të transferuar qendërsulmuesin – me një marrëveshje huazimi që po diskutohet tashmë.

Trajneri i Sevillas dhe drejtori sportiv Joaquin Caparros kanë konfirmuar interesin e tyre dhe diskutimet e tyre me Moratan.

Ndryshe, Morata në këtë sezon deri më tani ka zhvilluar 24 ndeshje duke shënuar nëntë gola. /Telegrafi/