Momenti kur Brock Lesnar futet në oktagon dhe konfrontohet me kampionin Cormier

E publikuar: 09/07/2018 02:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daniel Cormier fitoi ndaj Stipe Miocic me nokaut në rundin e parë dhe tani është kampion i peshave të rënda në UFC.

Por, këtë epitet Cormier nuk pritet ta mbajë edhe shumë gjatë pasi ish-kampioni i peshave të rënda Brock Lesnar ka njoftuar rikthimin e tij në UFC.

Ylli i njohur i mundjes në WWE të shtunën mbrëma paksa prishi ëndrrën e Cormier.

Ai u fut në oktagon (tetëkëndësh) dhe u konfrontua fizikisht me amerikanin duke i treguar se pranon ftesën për një përballje të mundshme në vitin e ardhshëm.

Aktualisht Cormier është kampion në dy divizione (pesha të rënda dhe lehtë) në UFC, duke barazuar kështu arritjen historike të Conor McGregor.

Në rast se kjo përballje zyrtarizohet, Cormier nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi Lesnar është dukshëm më i madh fizikisht.

Për shkak të fizikut Brock në të kaluarën ka qenë edhe lojtar i ragbit.

Brock Lesnar para përballjes me Mark Hunt më 9 korrik 2016 (Foto: Getty Images)

Për t’u njohur më mirë me ‘bishën’ Lesnar shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/