Mohamed Salah, 50 gola në 65 ndeshje me Liverpoolin – Pas ndeshjes takon një fanse dhe merr dhuratë nga ajo

E publikuar: 25/10/2018 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mohamed Salah shënoi dy herë në ndeshjen që Liverpooli e fitoi ndaj Cervena Zvezdas (4-0), duke arritur në 50 gola me fanellën e kuqe në 65 ndeshje. 

Në fund të ndeshjes ai shkoi te një grua e mbuluar që mbante një mesazh për të, duke ia dhuruar fanellën.

Ai pasi ia dha fanellën, nuk u kthye duar thatë, pasi edhe fansja kishte një dhuratë për të që ia dhuroi.

Sulmuesi 26 vjeçar e inspektoi dhuratën, para se ta fuste nën krahë.

Shkëmbimi i dhuratave u kap nga tifozët me celularë.

Salah shënoi dy herë duke thyer rekord të golave për një klub.

Egjiptiani tani ka 50 gola me fanellën e Liverpoolit, ndërsa shënuan edhe Roberto Firmino dhe Sadio Mane.

Paraqitje të mirë kishte edhe Xherdan Shaqiri që asistoi në golin e parë të Salah. /Telegrafi/