Mjekët do t’i japin recetat në formë elektronike,s’ka më letra

E publikuar: 23/01/2017 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Brenda pranverës në të gjithë Shqipërinë do të aplikohet receta elektronike”.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri këtë deklaratë nga Durrësi, duke shtuar se sot receta elektronike është një realitet i përshëndetur nga të gjithë mjekët e familjes.

Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se me këtë recetë korrupsioni në sistem bëhet i pamundur.

“Receta elektronike e bën të pamundur korrupsionin. Nuk do shkruhen më me dorë para që merren nga arka e shtetit dhe që ndahen mes farmacistëve dhe zyrtarëve të korruptuar. Kështu bëhet kalimi nga projekti në letër në realitetin e përditshëm”, tha Rama.

Sa i takon korrupsionit në sistem, Rama tha se ka ende jo pak raste mes mjekëve që njollosin të gjithë personelin shëndetësor me qasjen e tyre.

“Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por është sistemi që korrupton njerëzit, ja pse duhen bërë reformat”, përfundoi Rama.