MIT financon projektet infrastrukturore lokale në Prizren

19.03.2019 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
MIT financon projektet infrastrukturore lokale në Prizren

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën priti në një takim pune kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka, më të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve  të reja infrastrukturore lokale në këtë komunë. Komuna e Prizrenit me anë të kësaj marrëveshje me MIT-në, përfiton 400,000 euro për vitin 2019.

Lekaj dhe Haskuka nënshkruan edhe aneksin e memorandumit paraprak për financim të projekteve që veçse janë duke u zhvilluar në Prizren.  MIT-ja merr përsipër financimin e asfaltimit të rrugës Lubizhdë – Skrobizhdë, ku për këtë vit janë ndarë mjetet prej 50,000 euro dhe asfaltimin e rrugës Prizren – Velezhë, në vlerë prej 50,000 euro.

Ministri Lekaj kërkoi nga kryetari Haskuka që realizimi i projekteve të financuara nga dikasteri që ai drejton, të bëhet me cilësi dhe sipas afateve kohore të parapara. Ai i premtoi kryetarit se mbështetja nga niveli qendror i qeverisjes, pa dallim bindjesh, nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

I pari i MIT-së e njoftoi kryetarin e Prizrenit se për këto projekte janë të parapara edhe mjetet buxhetore për vitet që pasojnë deri në realizimin final të tyre. Ndërkaq e informoi të parin e kësaj komune se shumë shpejt do të fillojnë investimet edhe në hyrjen e Prizrenit nga ana e Gjakovës, projekt ky që financohet nga kredia e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryetari i Prizrenit e falënderoi ministrin për këtë mbështetje, duke u zotuar se projektet e financuara nga MIT-ja do të realizohen në afatet e parapara. Ai shtoi se mbështetja për komunën që ai drejton, nënkupton mbështetje direkte për qytetarët, të cilëve po u kthehen taksat nëpërmjet investimeve në infrastrukturë.​/Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

MIT financon projektet infrastrukturore lokale në Prizren

MIT financon projektet infrastrukturore lokale në Prizren

I caktohet paraburgimi policit që dyshohet se e vrau punonjësin e kazinos në Suharekë

I caktohet paraburgimi policit që dyshohet se e vrau punonjësin e kazinos në Suharekë

Ibrahimovic: Man Unitedi është në krizë për shkak të Fergusonit

Ibrahimovic: Man Unitedi është në krizë për shkak të Fergusonit

Kapiteni i FSK-së, instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore britanike

Kapiteni i FSK-së, instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore britanike

Jeremiq: Perëndimi e do Vuçiqin për shkak të Kosovës

Jeremiq: Perëndimi e do Vuçiqin për shkak të Kosovës

“Kofer diplomacia” e Serbisë

“Kofer diplomacia” e Serbisë

Petritsch: Hapi i parë për vazhdimin e dialogut duhet të merret nga Prishtina

Petritsch: Hapi i parë për vazhdimin e dialogut duhet të merret nga Prishtina

Rreshteri i dyshuar për vrasjen në Suharekë është hetuar 16 herë nga Policia

Rreshteri i dyshuar për vrasjen në Suharekë është hetuar 16 herë nga Policia

Dhëndri i Presidentit dhe nipi i Zonjës së Parë, punësohen në pozita të rëndësishme në BQK

Dhëndri i Presidentit dhe nipi i Zonjës së Parë, punësohen në pozita të rëndësishme në BQK

O’Connell i shqetësuar me punësimet politike, Veseli e Haradinaj e pranojnë se ato janë në nivel të lartë

O’Connell i shqetësuar me punësimet politike, Veseli e Haradinaj e pranojnë se ato janë në nivel të lartë

Analistët në Beograd kundër diskutimit për territore, thonë se do të pësonin më së shumti serbët

Analistët në Beograd kundër diskutimit për territore, thonë se do të pësonin më së shumti serbët

Ramadani: Vuçiq, Daçiq dhe Gjuriq po i mohojnë krimet e kryera në Kosovë

Ramadani: Vuçiq, Daçiq dhe Gjuriq po i mohojnë krimet e kryera në Kosovë

Matoshi: Gjuriq është fashist klasik, s’ka dialog me të

Matoshi: Gjuriq është fashist klasik, s’ka dialog me të

Partitë nisin bisedimet për fatin e Prokurorisë Speciale

Partitë nisin bisedimet për fatin e Prokurorisë Speciale

Prizreni do të bëhet me “ONE STOP SHOP”

Prizreni do të bëhet me “ONE STOP SHOP”