Ministri Zemaj kërkon nga bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat, përndryshe do të ketë ndëshkime

E publikuar: 02/08/2020 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të masave janë gjobitur dhe mbyllur shumë kafeteri mbrëmjen e djeshme.

“Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime”, ka shkruar Zemaj në postimin e tij në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës!

Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri!

Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!

Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!