Ministri turk: Marrëdhëniet Turqi-BE të brishta

E publikuar: 07/11/2016 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe kandidatit për anëtarësi në këtë bllok, Turqisë, janë duke kaluar nëpër një periudhë të brishtë, kështu ka thënë sot ministri turk për Integrime Evropiane, Omar Celik.

Ai, po ashtu i ka akuzuar për racizëm vendet që kanë bërë thirrje për ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE, transmeton Express.

Celik i ka bërë këto komente sot gjatë një interviste, pas një takimi me ambasadorët e BE-së në Ankara, e cili u mbajt pas kritikave të ashpra të BE-së për arrestimin e ligjvënësve pro-kurdë nga autoritetet turke, të cilët akuzohen se kanë lidhje me militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK)./Express/