Ministri Tahiri udhëtoi për në SHBA

E publikuar: 31/10/2018 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka udhëtuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vizitë zyrtare.

Tahiri do të takohet me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë kësaj vizite, ministri Tahiri do të jetë po ashtu edhe panelist në forumin e organizuar nga Banka Botërore, “Java për drejtësi dhe zhvillim”.