Ministri Tahiri takoi Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Huhtamaki

E publikuar: 22/11/2017 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki, me të cilën biseduan lidhur me prioritetet e ministrisë, reformat legjislative dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

Gjatë takimit, ministri Tahiri vlerësoi lartë rolin pozitiv që shteti finlandez ka pasur në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e tyre për avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki, përgëzoi ministrin Tahiri për progresin e arritur në vend, sidomos për hapat e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal dhe Civil.

Gjithashtu, ambasadorja Huhtamaki shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës./Infosot/