Ministri Ismaili nënshkruan Udhëzimin Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë

27.05.2019 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri Ismaili nënshkruan Udhëzimin Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nënshkroi sot Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.

Më këtë udhëzim përcaktohet dhe rregullohet çmimi i produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara, produkteve medicinale nga Lista e Barnave Esenciale, dhe produkteve medicinale nga Lista e Barnave të Rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. 

Pas nënshkrimit Udhëzimit Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë, ministri Ismaili tha se kjo ka qenë një këresë 20 vjeçare e qytetarëve dhe farmacistëve. “Çmime të njëjta për barna të njëjta në çdo barnatore dhe barna më të lira në tërë Kosovën, për të realizuar një kërkesë 20 vjeçare të qytetarëve dhe farmacistëve. Jam shumë krenar që sot, për herë të parë në Kosovë, po nënshkruajmë Udhëzimin Administrativ që rregullon dhe unifikon çmimin e barnave”, tha ministri Ismaili.

Ministri Ismaili tha se në mungesë të këtij dokumenti, shteti ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët kanë shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit.

“Ky udhëzim shënon një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë kosovare. Duke hapur një faqe të re për shtetin dhe qytetarët, ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të përgjegjësive tona publike, me qytetarin në qendër të secilës politikë”, tha ministri Ismaili. 

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, këtë të arritur e quajti historike.  “Nuk ka gjë më të mirë se t’u gjendesh afër njerëzve në nevojë. Me vet faktin se ajo çfarë tha ministri, se mbi 10 milionë euro bashkëqytetarët tanë paguajnë për barna, kjo është një e arritur e cila mund të konsiderohet edhe historike, bashkërisht e të gjithëve, jo vetëm e ministrit, por edhe e juve të nderuar farmacistë.  Kjo është një dëshmi se mund të bëjmë gjëra të mira kur jemi të vendosur, e kemi qëllimin të pastër dhe dimë si ta bëjmë këtë”, tha kryetari Veseli. 

Arianit Jakupi, kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, në emër të farmacistëve falënderoj ministrin Ismaili për vizionin dhe guximin që të merret me sfida të cilat për 20 vite nuk kanë arritur të adresohen. “Këtë e dëshmon edhe ky draft udhëzim administrativ për çmime që daton nga viti 2003 nën administratën e UNMIK-ut, e cili asnjëherë nuk e pa dritën e diellit”, tha Arianit Jakupi.

 Përfaqësuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve (PRAK), Muhamedali Kodra, tha se kjo është një reformë e mirëfilltë dhe shumë e nevojshme për qytetarët e Kosovës. Duke folur për rëndësnë e tij, ai përgëzoi vendosmërinë e ministrit Ismaili për ta hartuar këtë dokument. Përmes këtij udhëzimi pamundësohet shitja e produkteve me çmime më të larta për barnat që i siguron Ministria dhe gjithashtu shitja në tregun Kosovar e barnave me çmime më të larta se sa vlera reale e tyre edhe në tregjet e rajonit. Udhëzimi do të ndihmojë në unifikimim e çmimit të barnave në farmacitë private, me ç’rast për barin e njëjtë, qytetarët do të paguajnë çmim të njëjtë në çdo barnaotore dhe jo çmime të ndryshme për produkte të njëjta.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministri Ismaili nënshkruan Udhëzimin Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë

Ministri Ismaili nënshkruan Udhëzimin Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë

Opozita bojkoton seancën për Kosovën: Vuçiq dëshiron ta shëndrrojë Parlamentin në reality show

Opozita bojkoton seancën për Kosovën: Vuçiq dëshiron ta shëndrrojë Parlamentin në reality show

Thaçi: Mungesa e marrëveshjes Kosovë-Serbi mund të ketë pasoja

Thaçi: Mungesa e marrëveshjes Kosovë-Serbi mund të ketë pasoja

Lajiq: Lejlekët s’e kthejnë dot Kosovën në Serbi

Lajiq: Lejlekët s’e kthejnë dot Kosovën në Serbi

Mbollët erë, tani korrni furtunë!

Mbollët erë, tani korrni furtunë!

Skenderaj me më së shumti investime nga Qeveria, prej të gjitha komunave

Skenderaj me më së shumti investime nga Qeveria, prej të gjitha komunave

Kjo është kosovarja që do t’i ligjërojë NATO-s për krimet e Serbisë në Kosovë

Kjo është kosovarja që do t’i ligjërojë NATO-s për krimet e Serbisë në Kosovë

Djankov: KE-ja duhet ta ketë prioritet integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit

Djankov: KE-ja duhet ta ketë prioritet integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj