Ministri Gashi takoi shefen e Misionit të EULEX-it

E publikuar: 22/05/2018 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Ministrisë i Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, znj. Alexandra Papadopoulou.

Në këtë takim, ministri Gashi vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it, si dhe koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Ministri Gashi kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej, në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit etj.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, znj. Alexandra Papadopoulou, vlerësoi gatishmërinë e ministrit Gashi për bashkëpunim dhe theksoi që do të vazhdojë të përkrahë edhe në të ardhmen institucionet e Republikës së Kosovës./Infosot/